Detaje/ Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, vrasësit u larguan me motor pasi e vranë

Shqipëria

Detaje/ Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, vrasësit u larguan me motor pasi e vranë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Autorët të cilët vranë biznesmenin Ardian Nikulaj në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30 janë larguar me motor.

Burime bëjnë me dije se 51-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat