Lala tregon detajin që askush nuk e ka nxjerrë në skenë nga momenti i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin

Shqipëria

Lala tregon detajin që askush nuk e ka nxjerrë në skenë nga momenti i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:49
Shëngjin

Fotoja që tregonte momentin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj u publikua në të gjitha mediat këtë pasdite, pas krimit të rëndë. Ajo që tërhoqi vëmendjen, përveç momentit të ekzekutimit, ishte dhe një i moshuar që qëndronte ngjitur me autorin teksa mbante shishen e ujit në dorë. 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në 'Opinion' tregoi se personi në fjalë ishte vjehrri i Nikulajt. Ajo tha se ai më vonë rrëfeu se kishte qenë vetëm tre metra larg autorit dhe kishte parë me sy momentin kur i kishin ekzekutuar dhëndrin.

"Ky këtu, ky i moshuari që qëndron në këmbë është vjehrri i Nikulajt.

Biseduam më vonë me të dhe na tregoi. Ai ka qenë brenda në lokal kur është futur autori, por askujt s'ia ka marrë mendja se bëhej fjalë për diçka të tillë. Kanë menduar se ka qenë shpërndarës, postier,"- tha Lala ndër të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat