Meta e Kryemadhi 700 mijë dollarë për të dalë foto me Trump? SPAK merr në pyetje ish-deputetin e LSI-së

Shqipëria

Meta e Kryemadhi 700 mijë dollarë për të dalë foto me Trump? SPAK merr në pyetje ish-deputetin e LSI-së

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:18
Meta dhe çifti Trump

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje disa ditë më parë ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Indrit Brahimllari.

Kjo në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.

Brahimllari ka dhënë sqarime në SPAK, pas kallëzimit në prokurori Halit Valerit që pretendon se ish-kryetari i LSI, Ilir Meta, ka paguar 700 mijë dollarë për të dalë në foto me Presidentit e asaj kohe Donald Trump.

Më herët Prokuroria e Posacme ka kërkuar informacion nëpërmjet Letër-porosive në Amerikë në lidhje me pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat