Rama: Pas Laçit dhe me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun

Shqipëria

Rama: Pas Laçit dhe me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga puna në spitalin e Mirditës.

Kreu i qeverisë shkruan se vijon puna për rehabilitimin e plotë të spitalit të #Mirditës, ku janë drejt përfundimit shërbimet e Kirurgjisë dhe Radiologjisë.

“Vijon me intensitet puna për rehabilitimin e plotë të spitalit të #Mirditës, ku janë drejt përfundimit shërbimet e Kirurgjisë dhe Radiologjisë

 Pas ndërtimit të spitalit të spitalit të Laçit, maternitetit dhe investimit që do të ketë këtë vit korpusi qendror i spitalit të Lezhës, me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun #Lezhë”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat