Del fotoja e re ballore e autorit të vrasjes së biznesmenit

Shqipëria

Del fotoja e re ballore e autorit të vrasjes së biznesmenit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është publikuar një tjetër foto e autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë e fiksuar nga kamerat e sigurisë momenti kur largohet nga vendi i ngjarjes me një motor.

Në foto vrasësi është kapur me fytyrë por i maskuar.

Atij i duken vetëm sytë.

Image
Autori i vrasjes së biznesmenit

Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit.

Plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat