Zgjedhjet lokale/ “Fushata është e qetë”, ish-zv. ministrja Kuko: Nuk merremi me kundërshtarin

Shqipëria

Zgjedhjet lokale/ “Fushata është e qetë”, ish-zv. ministrja Kuko: Nuk merremi me kundërshtarin

Më: 21 prill 2023 Në ora: 15:22
Romina Kuko

Ish-zv. ministrja dhe njëherësh kandidatja për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për fushatën elektorale.

Kuko tha se fushata është përgjithësisht e qetë dhe se përqendrimi i Partisë Socialiste është te vetë partia dhe jo të kundërshtari.

“Përqendrimi është te vetja jonë, nuk merremi me kundërshtarin. Sigurisht që i marrim seriozisht, edhe pse jemi para me sondazhet, nuk gënjehemi lehtë. Pra kemi arritur në një nivel të emancipimit, ku vota nuk është  e lehtë për tu fituar. Ne shohim punën tonë në mënyrë kapilare.

Fokusi është me qytetarët për qytetarët. Është pa mbledhjet e mëdha, pa postera siç bëhet zakonisht. Edhe Veliaj është duke dalë vetë dhe duke takuar qytetarët. E mbani mend që vite më parë, Tirana mbushej me ato postera që çdo shtyllë kishte postera të kandidatëve dhe më pas kishim postera të grisura. Tani ka një simbol të fushatës, por megjithatë është më e fisshme si fushatë.”tha Kuko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat