Zjarr në një nga dhomat e repartit të Kirurgjisë, reagon spitali i Shkodrës: Pacientët u evakuuan në kohë

Shqipëria

Zjarr në një nga dhomat e repartit të Kirurgjisë, reagon spitali i Shkodrës: Pacientët u evakuuan në kohë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 09:44

Spitali rajonal i Shkodrës ka reaguar pasi flakët përfshinë një nga dhomat e repartit të Kirurgjisë.

Sipas spitalit, zjarri në njërën prej dhomave në Shërbimin e Pneumologjisë dhe pacientët u evakuuan në kohë. Flakët janë shuar shpejt duke mos lejuar përhapjen e zjarrit në dhomat e tjera dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Reagimi:

Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.

Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.

Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat