“Në vend të premtimeve të kërkojë ndjesë!”, Luçiano Boçi kryebashkiakut të Elbasanit: Të largohen ata që kanë çuar qytetin drejt dështimit

Shqipëria

“Në vend të premtimeve të kërkojë ndjesë!”, Luçiano Boçi kryebashkiakut të Elbasanit: Të largohen ata që kanë çuar qytetin drejt dështimit

Më: 22 prill 2023 Në ora: 09:44
Luçiano Boçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar kryebashkiakut të qytetit të largohet.

Boçi ka shkruar se në vend të premtimeve do të duhej një ndjesë për largimin dhe dështimin spektakolar të drejtuesve në 16 vite.

“Ky është Elbasani që nuk mund të fshihet pas 16 vitesh! Në vend të fjalëve dhe premtimeve do të duhej një ndjesë e madhe dhe një largim për këtë dështim spektakolar të atyre që kanë drejtuar”, ka shkruar Boçi.

Boçi kandidon në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat