Dyshohet se janë vrarë dhe groposur, policia nis kërkimet për gjetjen e trupave të dy personave të zhdukur

Shqipëria

Dyshohet se janë vrarë dhe groposur, policia nis kërkimet për gjetjen e trupave të dy personave të zhdukur

Më: 23 prill 2023 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Policia po vijon kërkimet për dy të zhdukurit në Sarandë, bashkë me familjarët e këtyre të fundit.

Uniformat blu kanë nisur kontrollet për gjetjen e Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit.

Dyshimet janë se ata mund të jenë vrarë dhe groposur në fshatin Vrinë të Konispolit.

Dyshohet se pas ekzekutimit, trupat e tyre mund të jenë groposur në këtë zonë.

Në aksion marrin pjesë forca të shumta policie, FNSH dhe dhjetëra familjare të dy personave të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat