Berisha: Votoni për ndryshimin/ “Rama është përgjegjës për varfërinë dhe për shpopullimin”

Shqipëria

Berisha: Votoni për ndryshimin/ “Rama është përgjegjës për varfërinë dhe për shpopullimin”

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:04
Sali Berisha

Liderët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, prezantuan kandidatin për bashkinë e Delvinës, Ilir Mehmeti.

Ish-kryeministri Berisha u bëri apel banorëve, që në 14 maj të bashkohen rreth opozitës e të votojnë kundër shefit të qeverisë, Rama, i cili sipas tij, është përgjegjës për varfërimin dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

A mund t’i jepet pushtet më shumë këtij njeriu, më tej?! Do të ishte një vetëdënim që do t’i bënim vetes. Do të ishte një dënim që i bëjmë të ardhmes së vendit, fëmijëve tanë. Duhet të bëjmë gjithçka që të vendosim pluralizmin më 14 maj. Duhet të bëjmë gjithçka që të japim sinjalet në mënyrë që absolutisht vjeshta të jetë fund i tij i turpshëm në historinë e Shqipërisë”.

Sipas Berishës, korrupsioni i qeverisë është arsyeja pse gjatë 10 viteve të fundit nuk janë rritur pagat e pensionet.

Sa e rrini borxhin zotëria. E ka rritur borxhin në 107 %, e ka rritur borxhin 43%. Ka marrë 5 miliardë euro borxh. Po të donte ky me 5 miliardë euro, vetëm nga borxhi pa përdorur asnjë qindarkë nga të ardhurat, mund të rriste 6 herë rroga, mund të rriste 3 herë rrogat e pensionet.”

Lideri i opozitës ka ironizuar edhe fushatën e rivalit politik dhe mbjelljen e pemëve.

 “Ka marrë lopatën për tu dukur i thjeshtë, njeriu që shpenzon 22 milionë euro avion person me dhomë gjumi dhe tani do të duket njeri i lopatës. Mbulon me lopatë vjedhjet e tij, frikën e tmerrshme nga ballafaqimi.”

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bëri apel qytetarëve të votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ata duan vetëm kryetarë bashkie që firmosin “fët e fët”, dhe pasojat i dinë dhe i vuajnë qytetarët. Prandaj të gjithë të shkojmë në 14 Maj të votojmë që Delvina të hyjë në rrugën e pakthyeshme të Ndryshimit, njëherë e përgjithmonë si e gjithë Shqipëria, që Delvinës t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm”.

Sipas Metës, vota për koalicionin opozitar është votë për të ndryshuar të ardhmen e bashkisë së Delvinës dhe të gjithë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat