Përplasen dy automjete në Gjirokastër, plagoset një nga shoferët dhe pasagjeri

Shqipëria

Përplasen dy automjete në Gjirokastër, plagoset një nga shoferët dhe pasagjeri

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Aksident në Gjirokastër. Mësohet se në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç,  banues në Fier.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip “Fiat” shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç.

Njoftim

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç,  banues në Fier.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip “Fiat” shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat