“Mos u habisin sikur të kërcejë edhe lakuriq”- Meta ironizon fushatën e Ramës: Do bëjë çdo gjë që të shmangë vëmendjen!

Shqipëria

“Mos u habisin sikur të kërcejë edhe lakuriq”- Meta ironizon fushatën e Ramës: Do bëjë çdo gjë që të shmangë vëmendjen!

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:58
Edi Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e njësisë numër 9 në Tiranë ka ironizuar kryeministrin Rama, i cili një ditë më parë u shfaq duke kërcyer gjatë fushatës elektorale.

Meta theksoi se Rama i bën të gjithë këto marrëzi për të hequr vëmendjen nga aferat e qeverisë. Ai deklaroi se kryeministri e ka çuar situatën ekonomike dhe sociale në greminë.

I ndalur te kandidatët për kryetar bashkie apo edhe këshilltarë, Meta u shpreh se ata të koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë profesionistë, ndërsa rivalët janë përfaqësues të klaneve që i shërbejnë vetëm Ramës.

“Kandidatët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" janë profesionistë, të zgjedhur në mënyrë demokratike.  Ndërsa të tjerët janë të parashutuar në minutat e fundit, përfaqësues të klaneve të ndryshme dhe janë aty për ti shërbyer grabitjeve të Ramës.

E keni parë si kërcen? Mos u habisin sikur të kërcejë edhe lakuriq. Do bëjë çdo gjë që të shmangë vëmendjen. E ka çuar situatën ekonomike sociale të vendit në një greminë të vërtetë shoqërore. Ka polarizuar vendin kaq shumë duke favorizuar një sekt dhe duke varfëruar shqiptarët, dhe duke goditur shtresën e mesme të Shqipërisë.

Ai është gati të bëjë lloj lloj marrëzishë. Prandaj mos të humbasim kohën. Më 14 maj votojmë për gjëra të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën tonë. Përveç mesazhit politik kundër vjedhjes dhe korrupsionit”, tha ndër të tjera Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat