I zhdukur prej 2 javësh, 53-vjeçari shqiptar humbi kontaktet me familjen në ishulli Siros në Greqi

Shqipëria

I zhdukur prej 2 javësh, 53-vjeçari shqiptar humbi kontaktet me familjen në ishulli Siros në Greqi

Më: 24 prill 2023 Në ora: 18:56
Shkëlqim Hysi

Shkëlqim Hysi, 53-vjeç me origjinë shqiptare, prej dy javësh është shpallur i zhdukur në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke që shkruajnë se 53-vjeçari është zhdukur në zonën e Kosit, të dielën e 9 prillit.

53-vjeçari është 1.70 m i gjatë, i hollë, me flokë gri dhe sy kafe të errët, i veshur një xhaketë të zezë, pulovër të zezë, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.

Shkëlqimi hyri në datë 7 prill në darkë me autobus nga Kakavija për në Athinë dhe pastaj me traget po atë ditë për në Ishullin Kos. Shkoi për të punuar te një i afërm. Hera e parë që shkonte në Kos, por në Greqi kishte shkuar dhe herë të tjera. Nuk gjeti vend për strehim dhe u detyrua të kthehej në Shqipëri. Mori tragetin për në Athinë, trageti ndaloi në Siros, zbriti sepse bëri debat me punonjësit e tragetit në orën 2 të natës. Me dokumente ishte në rregull.

Shkoi për të fjetur në një ndërtesë, fjeti, u lajmërua pronari i ndërtesës për vjedhje, Shkëlqimi iku dhe aty la çdo dokument dhe disa sende bashkë me telefonin. Pas verifikimeve nga policia u dëshmia se nuk kishte kryer vjedhje. Më datë 8 prill u pa në Siros duke pirë kafe në lokal afër portit. Aty i ka thënë policisë të kthehej në Athinë, dhe polici i tha eja se me biletën që ke udhëton sërish. Këto janë të dhënat e fundit. Familja dyshon se mund të jetë në burg. Shkëlqimi është i martuar me dy fëmijë të cilët janë tepër të shqetësuar për fatin e tij.

Familjes i ka ardhur një informacion që është parë në Pire të Athinës dhe shqiptarët e kanë ndihmuar me 20€, nuk dihet më shumë! Humbja e tij është bërë publike dhe në mediat greke. 

Kush e sheh 53-vjeçarin është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 614 8931

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat