Alimehmeti: Problemi i 2/3 të popullatës së Tiranës është kostoja e lartë e jetesës

Shqipëria

Alimehmeti: Problemi i 2/3 të popullatës së Tiranës është kostoja e lartë e jetesës

Më: 24 prill 2023 Në ora: 22:51
Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti ka përmenduar disa prej problematikave më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e Tiranës.

I ftuar në Top Story ai u shpreh problematikat janë kostoja e lartë e jetës, problemi i mungesës së transparencës, trafiku apo ajri i ndotur.

Alimehmeti: Kandidatët tanë kanë dalë nga një proces i quajtur primare, një proces shumë i bukur, unë kam qenë pjesë e tij, ka qenë proces real, u ftuan dhe të tjerë, ata që e ndjenë veten më afër strukturave. Kanë ardhur persona me ideologji më të majtë, kanë qenë më se të mirëpritur. Kandidatët kanë pasur një mundësi për të punuar që në tetor, nëntor me të gjithë këto diskutime, platforma. Kemi pas mundësi të paktën dy muaj për të bërë dëgjesa gjithmonë e në rritje me qytetarë, për të kuptuar hallet dhe kemi një gradient shumë të qartë se cilat janë problemet kryesore. Nëse unë mund t’i rendis ai që përmendet në mënyrë të vazhdueshme nga 2/3 e popullatës së Tiranës, që është kompleksive është kostoja e lartë e jetës.

E dyta vjen problemi i mungesës së transparencës, i korrupsionit, janë multidimensionale, nuk janë vetëm probleme të bashkisë, por edhe të qeverisë qendrore.  Të vjen trafiku, ajri i ndotur, shkolla, çerdhja, gjithmonë edhe më në rënie, ne nga ai monent ngritëm grupet e ekspertëve, jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë kufijve. Shifrat janë të transportit urban të vitit 2019, viti me shërbimin e transportit më të lartë, shkak pandemia 166 mijë bileta të shitura të raportuara nga 11 kompanitë dhe bashkia 490546 abone, po t’i shumëzoni këto shifra, po t’i mblidhni 16.8 milionë dhe po t’i pjesëtoni me buxhetin e bashkisë që është 246 milionë euro, kjo del 6.8% e buxhetit të bashkisë. E dimë fare mirë që sot kemi shumë zëra, ajo që është dëgjuar më shumë, shumë fonde që kanë shkuar në abuzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat