Hidhet shorti në KQZ, PL numërues vetëm në tavolinat me numër tek

Shqipëria

Hidhet shorti në KQZ, PL numërues vetëm në tavolinat me numër tek

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:53
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur këtë të martë shortin për numëruesin e katërt mes Partisë së Lirisë dhe PDIU.

Sipas shortit, është përcaktuar që ky partia e Ilir Metës do të ketë numërues vetëm në tavolinat me numër tek në çdo KZAZ.

Në këtë formë, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.

Partia e Lirisë do të ketë numërues në vetëm gjysmat e tavolinave të numërimin në vend. Kjo pasi, Partia e Lirisë dhe PDIU konsiderohen parti opozitare me numër të barabartë deputetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat