Denoncimi me video në rrjetet sociale, policia merr nën hetim nënën 29-vjeçare - dyshohet se ka dhunuar vajzën e mitur

Shqipëria

Denoncimi me video në rrjetet sociale, policia merr nën hetim nënën 29-vjeçare - dyshohet se ka dhunuar vajzën e mitur

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Një 29-vjeçare është marrë nën hetim nga policia, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Dyshohet se shtetësia me iniciale B. Ç., ka dhunuar vajzën e saj të mitur, pas një videon të publikuar në rrjetet sociale, ku dhe po hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetases B. Ç., 29 vjeçe, banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat