Rama, fushatë në Mallakastër: Sa herë demokratët kanë marrë pushtetin, vendi ka ecur mbrapa! Ne me ata, si dita me natën

Shqipëria

Rama, fushatë në Mallakastër: Sa herë demokratët kanë marrë pushtetin, vendi ka ecur mbrapa! Ne me ata, si dita me natën

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:37
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi këtë të martë në Mallakastër kandidatin për kryetar bashkie, Qerim Ismailajn.

Duke përdorur sloganin zyrtar të fushatës “Përpara, kurrë më mbrapa”, Rama u shpreh se sa herë demokratët kanë pasur në dorë pushtetin vendor ose lokal, kanë ecur vetëm mbrapa.

Kush mendon që nuk ka kthim mbrapa, gabon. Sa herë atyre u është dhënë të marrin në dorë fatet e vendit, bashkisë apo komunës, gjithmonë kanë shkuar mbrapa. Sa herë neve na është dhënë mundësia, komuna apo bashkia ka bërë përpara. Të na krahasosh ne me ata, është njësoj si të krahasosh ditën me natën”.

Rama, ashtu si në takimet e tjera elektorale, krahasoi apendicitin që hoqi pak ditë më parë në një ndërhyrje urgjente kirurgjikale me dyshen Meta-Berisha.

Unë e godita zorrën time qorre, tani së bashku duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë në 14 maj. Nuk e kuptoj si mund të diskutohet vota e 14 majit, kur ajo është mundësia se kë do të marrë qyteti për t’i bërë shërbimet”.

Takimi u mbyll me kërcim, nën ritmet e këngës “Përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat