“Këtë radhë është detyrë patriotike”, Meta nga Elbasani: Janë zgjedhje shumë të rëndësishme, Luçiano Boçi theu herësin

Shqipëria

“Këtë radhë është detyrë patriotike”, Meta nga Elbasani: Janë zgjedhje shumë të rëndësishme, Luçiano Boçi theu herësin

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:40
Ilir Meta

Ilir Meta nga Elbasani ka bërë thirrje për të votuar më 14 maj Luçiano Boçin. Kreu i Partisë së Lirisë tha se këtë herë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme dhe patriotike.

Ai tha se kandidatura e Luçiano Boçit është tepër e lartë. Ai tha se marrëdhënia që ka me qytetarët, u dëshmua me faktin se ai arriti të thyente herësin.

“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme ndaj duhet që qytetarët të marrin pjesë dhe të tregojnë përgjegjshmëri për të drejtat e tyre që ua jep Kushtetuta dhe nuk i kanë shfrytëzuar si duhet, por këtë radhë është dhe detyrë patriotike.

Ky vend ka diell për të gjithë ndaj t’i heqim ata që i kanë zënë diellin Shqipërisë, me votën e lirë sepse janë pakicë uzurpatore.

Luçiano ka thyer herësin në Elbasan, dhe kjo vjen si rezultat i marrëdhënies që ka me qytetarët. Ai bëri një akt në emër të dashurisë për Elbasanin, duke hequr dorë nga postet e tij. Ajo që vlerësoj unë më shumë tek ai është dashuria e tij për Elbasanin dhe sfida për ta rikthyer në një qendër të kulturës, arsimit, dhe një vend që i ka potencialet që i ka potencialet për ta bërë.

Në këtë garë ka vetëm një kandidat, Luçiano Boçi. PD nuk po strehohet tek PL, është shumë më e madhe PD për t’u strehuar… kjo aleancë është vetëm në shërbim të qytetarëve”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat