Rama nga Patosi: Paga minimale 60 mijë dhe të ardhurat për frymë 10 mijë euro

Shqipëria

Rama nga Patosi: Paga minimale 60 mijë dhe të ardhurat për frymë 10 mijë euro

Më: 25 prill 2023 Në ora: 14:51
Edi Rama

Paga minimale 40 mijë lekë nuk ishte e parashikuar në programin tonë elektoral, as të tjerëve që premtojnë ca të kenë përmbarë. Partia Demokratike dhe dentisti, a keni më akoma dhëmbë për të shkulur, shkoni atje se vetëm atë dinë të bëjnë, për të mbjellë nuk i ke.

Edhe ne edhe ata pagën e minimale e kishim parashikuar 38 mijë në 2025, sot e kemi 40 mijë tani deri në 2025, do ta çojmë 45 mijë pagën minimale. Në këto vite të vështira kemi dyfishuar të ardhurat për frymë, sot jemi ne 6.400, me patjetër duhet ta rrisim, duhet të bëjmë akoma shumë punë.

Pagat nuk ngrihen sipas dëshirës, ose ana tjetër që s’ka gjë në dorë, ose këta 18-vjeçarët dua kaq lekë nga babai. Pagat ngrihen në bazë të punësimeve. Ambicia ime është të shkojmë 60 mijë lek dhe të ardhurat për frymë 10 mijë euro.

Të gjithë duhet të jenë të qartë që kjo punë s’është me tifozllëk, s’është ekip futbolli. Kur je tifoz i skuadrës së Patosit je me Patosin. Nuk është e njëjta gjë kur vjen puna te vota, u rrah Patosi fitoi Patosi, gëzohesh në ato dy minuta dhe jeta vazhdon, ndërsa vota është të dalësh dhe të gjesh kalin e duhur në pazar. Ka shumë njerëz që nuk e shohin kështu, tha Rama nga Patosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat