“Më vjen mirë”, Këllici reagon për posterin e pahijshëm të tij të vendosur në rrugët e kryeqytetit

Shqipëria

“Më vjen mirë”, Këllici reagon për posterin e pahijshëm të tij të vendosur në rrugët e kryeqytetit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 16:34
Belind Këlliçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me posterin e pahijshëm të tij të vendosur në rrugët e kryeqytetit.

Në poster Belindi shfaqet me dy gishtat e mesit lart, ku sipas tij, është ajo çfarë ai do t’i tregojë korrupsionit nëse do të jetë kryetari i ardhshëm  i Bashkisë.

Veprim ky që nuk u prit aspak mirë nga “Xhamitë e Tiranës”. Këta të fundit përmes një deklarate bën thirrje për reflektim, sa i takon rëndësisë së kodit etik  në procesin e zgjedhjeve.

Si duket kjo nuk i bën aspak përshtypje “Belos”, përkundrazi, i pyetur në lidhje me këtë shqetësim,  ai është shprehur se i vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime.

Reagimi i Këlliçit:

Më vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën ndaj korrupsionit të Bashkisë Tiranë.

Korrupsioni është gangrena e shoqërisë sonë ndaj dhe lufta ndaj këtij fenomeni është në krye të axhendës sime. Me çdo mjet të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat