Ndryshimet e kodit rrugor; lehtësira në pagesën e gjobave, mbajtjen e patentës dhe lëvizjen në autostrada

Shqipëria

Ndryshimet e kodit rrugor; lehtësira në pagesën e gjobave, mbajtjen e patentës dhe lëvizjen në autostrada

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:55
Ndryshimet e kodit rrugor; lehtësira në pagesën e gjobave, mbajtjen e patentës dhe lëvizjen në autostrada

Ka nisur zbatimi i ndryshimeve të reja të Kodit Rrugor, të cilat u miratuan pak kohë më parë në Parlament.

Akset rrugore nuk do të kenë më postblloqe të vendosura në vende të fshehta për të penalizuar shkelësit, por ato do të jenë në vende të dukshme. Ndërsa shoferët nuk do të ndalohen në vendin ku kryejnë shkeljet.

Policia rrugore sqaron edhe ndryshimet e tjera, si ajo e përgjysmimit të gjobës nëse paguhet brenda 15 ditësh, apo rritja e shpejtësisë në autostrada.

Kemi të bëjmë me shtimin e shpejtësisë në akset rrugore të klasifikuara si autostrada ku shpejtësia ndryshon nga 110 në 130 km/h. Në rast se një drejtues mjeti ndëshkohet me një vlerë administrative ka të dretën të paguajë 50% dhe jo më 20% siç ishte përpara ndryshimeve të Kodit Rrugor dhe këtë pagesë mund ta bëjë brenda 15 ditëve dhe jo brenda 5 ditëve siç ishte.

Ndryshimet i japin më shumë mundësi shoferëve të mbajnë patentën në këmbim të dyfishimit të gjobës.

Në raste se dikush ka si sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe në rast se ai si drejtues mjeti jep pëlqimin për të paguar dyfishin e vlerës maksimale, ateherë nuk bllokohet leja e drejtimit, por sanksionohet me vlerë monetare.

Kodi rrugor parashikon që 50% e vendparkimeve brenda qyteteve të jenë pa pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat