Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbardh mesazhet që përcjellin posterat e fushatës

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbardh mesazhet që përcjellin posterat e fushatës

Më: 26 prill 2023 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Gazetari Flogert Muça i ftuar në Euronews Albania tha se posteri i Ramës nuk është denigrues për Berishën dhe Metën, të cilët shfaqen me kokën ulur dhe me ngjyrat bardh e zi, por sipas tij, Rama ka dashur të theksojë që ata janë e shkuara e vendit.

Muça tha se megjithatë është normale që posteri e ka një nëntekst denigrues, pasi mesazhi që përcjell kryeministri është se ata janë një klasë politike që nuk kanë më ç’ti sjellin vendit e se duhet të largohen.

“Rama vendosi atë “Përpara dhe kurrë më mbrapa” dhe e bëri posterin me ngjyra bardh e zi. Bardh e zi, në vitet ku nuk kishte në Shqipëri aparat me ngjyra, këto janë foto të së shkuarës, simboli që përdoret aty është që nuk i kthehemi të shkuarës.

Tani ai sigurisht që do e nxjerrë si një filozofi, mendësi, klasë politike e mbaruar që nuk ka çfarë t’i japë më këtij vendi. Nga ana tjetër ai thotë se është vetë me energji me ngjyra për të për të çuar Shqipërinë përpara. Patjetër që ky posteri i Ramës e ka nëntekstin denigrues, që këta janë e shkuara, janë të mbaruar dhe duhen shporrur, ky është nënteksti”,-tha Flogert Muça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat