Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, mediat e huaja i bëjnë jehonë lajmit

Shqipëria

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, mediat e huaja i bëjnë jehonë lajmit

Më: 26 prill 2023 Në ora: 23:14
Autori i vrasjes së bisnesmenit dyshohet se është një shtetas spanjoll

Pas gati një jave nga ekzekutimi i bisnesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, policia bëri të ditur ditën e sotme detaje të reja.

Autori i vrasjes së bisnesmenit dyshohet se është një shtetas spanjoll, i cili është ndihmuar nga katër shtetas britanikë.

“Autoritetet ndërkombëtare po kërkojnë 4 britanikë për vdekjen e një biznesmeni shqiptari i cili u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij”. Kështu e nis artikullin e saj, britanikja ‘The Sun’ pasi policia shqiptare mundi të zbardhë atentatin ndaj Ardian Nikulajt

Prestigjozja britanike shkruan edhe për shqiptaro-britanikun Edmond Haxhia, i cili po kërkohet gjithashtu për vrasjen.

“Autoritetet lokale thuhet se po koordinohen me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Policinë Metropolitane pas vrasjes, e cila ndodhi të mërkurën më 19 Prill. Grupi i britanikëve mendohet se janë arratisur në një vend të panjohur pas vrasjes”, shkruan ‘The Sun’.

Në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim edhe një portugez, Ruben Saraiva, i cili dyshohet se është ekzekutori i Ardian Nikulajt. Sipas britanikes, dyshohet se ai ka kaluar kufirin në Maqedoninë e Veriut për t’i shpëtuar autoriteteve. ‘The Sun’ i referohet deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, sipas të cilit janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Kjo ngjarje është pasqyruar edhe në mediat greke. Edhe ‘Protothema’ ka publikuar në faqen e saj online lajmin e zbardhjes së këtij atentati ku e vë theksin tek vrasësi, i cili është portugez.

Edmond HaxhiaDone, me shtetësi shqiptare dhe britanike, Ruben Saraiva, shtetas portugez, Harry Simson, shtetas britanik, Thomas Mithan, shtetas britanik, Steven Hunt, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike janë 6 të shpallurit në kërkim për vrasjen e biznesmenit Nikulaj.

Ata kanë dalë të gjithë nga Shqipëria. Dyshohet se informatori kryesor i grupit ishte Steven Hunt, për të cilin është publikuar kjo foto e marrë nga kamerat e sigurisë të hotelit ku po qëndronte.

Nga hetimet e kryera nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës, rezultoi se ngjarja kishte motiv gjakmarrjen. Kamerat e sigurisë dhe verifikimet në sistemin TIMS, treguan se autorët kanë ndjekur për disa kohë Nikulajn, deri në realizimin e vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat