Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Ditën e nesërme, 28 prill moti pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Sipas parashikimit nga SHMU, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa në mesditë priten zhvillime të vranësirave përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare deri 10m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

• në zona malore 1 deri 19°C

• në zona e ulëta 3 deri 25 °C

• në zona bregdetare 7 deri 24 °C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat