Gara për 14 majin/ Kreu i PDIU, Idrizi: Shumë debate, akoma s’ka një kandidat që tregon vizionin për qytetin

Shqipëria

Gara për 14 majin/ Kreu i PDIU, Idrizi: Shumë debate, akoma s’ka një kandidat që tregon vizionin për qytetin

Më: 27 prill 2023 Në ora: 19:04
Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral me mbështetësit e kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Nga ambientet e Akademisë së Arteve, Idrizi ka deklaruar se sot në garën për kryetarët e bashkive ka shumë debate dhe akoma nuk ka shprehje për vizionin se si duhet të jenë qytetet në të ardhmen.

“Ne kemi vendosur të bëjmë një kontratë morale që të na përfaqësojnë denjësisht për atë që përfaqëson PDIU-ja por dhe të jenë në mbështetje të qytetarit. Ne kemi furnizuar edhe partitë e mëdha me këshilltarë, por në fund fare e kemi parë se i përdorin për numra, jo si PDIU. Ky nuk është rasti ynë, për në ju nuk jeni numra, jeni histori personale e familjare.

Prandaj të gjithë ne përbëjmë atë që quhet ADN-ja e PDIU. Sot shohin shumë debate që akoma nuk na tregojnë kush është ai kandidat që ka një vizion për qytetin. Njëri thotë që trafiku është i rënduar, tjetri thotë bëjmë tunel. Ne kemi nevojë për ata që kanë një koncept për qytetin dhe zhvillimin. Tirana duhet parë si një njësi prodhuese dhe vendin kryesor ku orientohet biznesi dhe jetojnë 1.3 mln banorë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat