Vrasja e Ardian Nikulajt, gazetarja: Edmond Haxhia priti ‘turistët’ në aeroport, përdori makina me qira

Shqipëria

Vrasja e Ardian Nikulajt, gazetarja: Edmond Haxhia priti ‘turistët’ në aeroport, përdori makina me qira

Më: 27 prill 2023 Në ora: 22:24
Edmond Haxhia

Edmond Haxhia, porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se i ka pritur vetë në Rinas ekzekutorin portugez dhe katër shtetasit britanikë.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se Haxhia ka dalë në Rinas në kohë të ndryshme me makina të marra me qira në Shkodër për të pritur ‘turistët’ që ishin pajtuar për të finalizuar ekzekutimin e biznesmenit.

“Fotoja e vrasësit është marrë nga sistemi TIMS. Pas vrasjes ai në orën 19:16 minuta ka kaluar në Kapshticë si këmbësor dhe në Facebook ka hedhur disa postime duke udhëtuar me motor. Është identifikuar nga vajza që është bashkëpunëtore sot, ka ndihmuar hetuesit për zbardhjen e ngjarjes.

Janë hetuesit që kanë shkuar tek vajza. Prokurori ka vërtetuar se Haxhiaj ka pritur në kohë të ndryshme shtetasin portugez dhe ata britanik me makina të marra me qira në Shkodër. Vajza ka rezultuar se ka qenë personi që ka blerë motorin me emrin e saj. Vajza para presion dhe nën frikën e një arrestimi të mundshëm ka treguar se motori iu dha një shtetasi portugez për të cilin ka treguar të gjitha detajet”, tha Lala.

Ajo tha vajza e cila është bërë bashkëpunëtore me drejtësinë, ka rrëfyer se motori që u përdor për ekzekutimin e biznesmenit është blerë me ermin e saj, ndërsa ka zbuluar se shtetasi portugez, pra ekzekutori i Nikulajt, kishte mësuar disa fjalë shqip me të cilat përshëndeste këdo që takonte.

“Motori është blerë në Tiranë me kontratë noteriale dhe i është dhënë shtetasit portugez.
Për të hyrë tek koral ka dy hyrje, një nga hyjnë qytetarët, momenti kur kthehet autori është hyrja nga ku bëhet furnizimi.

Vajza nuk është e përfshirë, ka treguar gjithçka ka ditur. Ka treguar se portugezi kishte mësuar disa fjalë shqip dhe të gjithë i përshëndeste me shprehjen “Si kalut”, detaj thelbësor për hetimin pasi dëshmitarët kanë treguar se janë përshëndetur me të njëjtat fjalë nga autori”, ka deklaruar Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat