Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn për euron: Tregu funksionon normalisht, nuk ka çrregullime

Shqipëria

Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn për euron: Tregu funksionon normalisht, nuk ka çrregullime

Më: 28 prill 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Edhe pse shoqatat e eksportuesve kërkojnë që të ndërhyhet për të normalizuar kursin e këmbimit, duke shtruar si argument dëmin financiar që po pësojnë për shkak të nënçmimit të euros, Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo nuk është një situatë ku mund të merren masa sepse tregu po funksionon normalisht dhe është fleksibël.

“Ndërhyrjet bëhen vetëm në ato raste kur ka çrregullime të funksionimit të tregut. Aktualisht nga analiza jonë nuk na rezulton një gjë e tillë.”

Nënçimi i valutës së huaj, shpjegon Banka e Shqipërisë, po ndodh për shkak të flukseve të larta hyrëse, ndërkohë që kërkesa është më e dobët.

Në këndvështrimin tonë, kjo ecuri është në linjë me zhvillimet që kanë ndodhur me bilancet e pagesave. Gjatë vitit 2022 ne kemi pasur tkurrje të defiçitit tregtar, tkurrje të defiçitit të llogarisë korente dhe rritje të fortë të remitancave dhe investimeve të huaja direkte. Të gjitha këto kanë bërë që hyrjet neto të valutës të kenë qenë më të larta se në vitin 2021 dhe rritja e ofertës së valutës më tepër sesa kërkesa, ndikon në mbiçmimin e lekut.”

Edhe ministrja e Financave një ditë më parë shpjegoi se kursi i këmbimit në vendin tonë është i lirë dhe lëviz sipas kërkesë-ofertës, ndërsa premtoi një takim gjatë javës së ardhshme me eksportuesit që po dëmtohen, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat