Seanca e divorcit përfundon në ‘përleshje’, dhunohet avokati i palës paditëse - Çfarë ndodhi para gjykatës në Fier

Shqipëria

Seanca e divorcit përfundon në ‘përleshje’, dhunohet avokati i palës paditëse - Çfarë ndodhi para gjykatës në Fier

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Një avokat është dhunuar me sende të forta në Fier, në ambientet e zyrës së tij pranë mjediseve të gjykatës.

BW bën me dije se i dhunuar ka mbetur avokati Ergys Selmani, i  cili mbronte palën paditëse të një personi i cili ka qenë në proces divorci.

Mësohet se debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës duke përfunduar në dhunimin e Selmanit, ndërsa autori i plagosjes është shpallur në kërkim. Nga ekspertet po merren kamerat e sigurisë, ndërsa avokati është shoqëruar për ndihmë mjekësorë në mjediset e spitalit të Fierit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat