Aishe Haklaj në SPAK, Gjikondi: Shpresoj mos thuhet që ka mbaruar afati, pse u thyen varret dy ditë më parë?

Shqipëria

Aishe Haklaj në SPAK, Gjikondi: Shpresoj mos thuhet që ka mbaruar afati, pse u thyen varret dy ditë më parë?

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:44
Aishe Haklaj

Juristja, Brizida Gjikondi ka qenë e ftuar në “Special Report” në ABC News, ka folur në lidhje me prezencën e Aishe Haklaj, motrën e vëllezërve Haklaj të vrarë gjatë 20 viteve të fundit në SPAK.

Ajo ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme prej 9 orësh dhe ky orar i zgjatur është domethënës sipas Gjikondit.

Gjikondi shprehet se Aisha Haklaj po jep informacion të detajuar për të gjithë vrasjet në familjen e saj.

Më pas ajo shprehet se shpreson që në fund SPAK të mos thotë që ka përfunduar afati për hetim.

Juristja lidh thyerje e varreve të vëllezërve Haklaj dy ditë më parë me prezencën e Aishe Haklaj sot në SPAK.

Është domethënëse kush ka njohur dhe ka ndjekur kalvarin e Aishe Haklaj, një vajzë dhe një motër e një familje të masakruar për shkak të kriminalizimit të politikës shqiptare.

Kallëzimi është bërë në gusht të 2022, çka nuk është nderin e SPAK që le në momentin e fundit marrjen në pyetje të saj.

Babai i saj nuk vjen dot, pasi ndodhet në azil politik në Suedi.

Kjo gjatësi e madhe kohe, unë e shikoj si një informacion të detajuar që ajo po i jep SPAK për të gjitha vrasjet e këtyre 20 viteve.

Shpresoj që SPAK të mos thotë në fund që ka përfunduar afati 20 vjeçar. Por dukeqenëse vrasjet në familjet Haklaj kanë të strukturuara, kjo mund të bëjë që të klasifikohet si një vepër që mund të hetohet edhe tani.

Nëse SPAK do të vazhdojë të bëjë qoka politike, do të jetë një situatë e mjerueshme.

Aisha Haklaj nuk dihej që do të vinte sot në SPAK, ardhja e saj ka qenë surprizë edhe për mediat.

Ajo që më shqetëson mua nga politika është se ajo është në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe para dy ditësh u thyen varret e Haklajve dhe mund të ketë qenë një kërcënim.

Por ajo familje nuk ka më çfarë të humbë, pasi ka humbur 4 djemtë e saj” tha Gjikondi.

Për këtë ngjarje është përfshirë personalisht edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjikondi thotë se kjo tregon se ka një vlerësim të shtuar për këtë çështje dhe se kjo bëhet për të prerë fijet e politikës me drejtësinë.

“Ka një vlerësim të shtuar. Në dosjet me pikante të politikës shqiptare, Dumani është pjesë e dosjeve.

Kjo bëhet për të prerë vijat e politikës me drejtësinë.

Pritej shumë nga ky SPAK që të priste këto fije dhe rrimë me shpresë edhe sot e kësaj ditë që kjo do të ndodhë. Ne rrimë me shpresë që Dumani është duke qëndisur këto dosje në mënyrë perfekte, për t’i rezistuar vendime. Shpresoj të jetë duke ndodhur kjo.

Rasti i vrasjeve të Tropojës është i frikshëm i dhimbshëm, ç’ka japin mesazhe që ne rezistojmë akoma dhe nuk pyesim për rezistencën tuaj” shtoi ajo.

Aishe Haklaj, nuk është zonja e parë që po insiston për të vënë drejtësinë në vend, dhe të gjitha rastet është i përshirë Sali Berisha dhe familja e tij.

Juristja thekson se zonja Durda dhe Haklaj, janë modeli i gruas shqiptare, trime dhe që kanë për qëllim zbulimin e të vërtetës pa asnjë kompromis.

“Është i përfshirë Berisha dhe familja e tij. Tani është rasti për të provuar masakrën e bërë në vendlindjen e tij.

Ky është rasti i tretë që po vihet në provë në SPAK.

Zonja Durda dhe Haklaj janë modeli i gruas shqiptare trime që ka për qëllim zbulimin e të vërtetës pa asnjë kompromis.

Nuk po e them për fyerje për gjininë mashkullore, por  unë mendoj që gratë shqiptare janë më pak të korruptuara se sa burrat. Dhe rasti i këtyre grave është një rast tipik që vërteton se çfarë mund të bëjnë dy familjare të cilat kërkojnë drejtësinë me çdo kusht duke mos iu dhimbsur as vetja e tyre” përfundoi Gjikondi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat