Incenereratori i Elbasanit. Boçi: Ekspertët e huaj kanë ngritur alarmin, mos të heshtim kur na kanë dënuar me vdekje…

Shqipëria

Incenereratori i Elbasanit. Boçi: Ekspertët e huaj kanë ngritur alarmin, mos të heshtim kur na kanë dënuar me vdekje…

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Kandidati për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, Luçiano Boçi ka denocuar inceneratorin e Elbasanit, ku në ‘Facebook’ shkruan se ky masakër duhet të ndalohet pasi mbledhja e mbeturinave mbetet stog dhe se shkakton një ndotje shumë të madhe në mjedis.

Boçi ka publikuar 5 pikat që cilat rendisin arsyet se pse inceneratori i Elbasanit duhet të mbyllet pasi në të kundërt pritet të ndodhë një tragjedi njerëzore nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Postimi i plotë:

Inceneratori si krematorium

A duhet heshtur kur na kanë dënuar me vdekje?

‼️Në shkurt 2018, Inxhinierët e mjedisit dhe ekspertë të përpunimit të mbetjeve, Stefan Schatz dhe Lulzim Baumann treguan tragjedinë njerëzore që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Lulzim Baumann (Zela) ka hartuar studimin shkencor mbi importin e mbetjeve në Shqipëri. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë.

‼️Takimi ku u shpalosën këto fakte u organizua nga Organizata Kundër Importit të Plehrave. Sipas inxhinierit gjerman, studimi i bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Gjermane të Mjedisit, me Transparency International dhe Zero Ëaste Europe rendit 5 pika kryesore pse kjo masakër duhet të ndalohet.

‼️Ekspertët e shoqatës se ricikluesve në Gjermani “German RETech Partnership” kanë zhvilluar një koncept me 5 faza në të cilët zhvillohet menaxhimi i mbetjeve. Bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian konkluzioni është që Shqipëria është akoma në fazën e parë të menaxhimit të mbetjeve.

Faza e parë është depozitimi i pakontrolluar. Mbledhja e materialeve për riciklim bëhet së shumti në mënyrë formale pa i respektuar parimet themelore të higjenës dhe ruajtjes se mjedisit.

Faza e dytë është edhe faza ku fillon rregullisht menaxhimi i mbetjeve. Grumbullimit sistematik, në mënyrë të rregulluar dhe të besueshme dhe vendosja e deponive të menaxhuara siç duhet përbëjnë hapin e parë në zhvillimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave…

Faza e tretë përfshin grumbullimin e ndarë të mbetjeve.

Faza e katërt përfshin zgjerimin e industrisë së riciklimit, prodhim gazi dhe çfarë mbetet shkon në incineratore.

Faza e pestë është ekonomia rrethore ku mbetja konsiderohet si burimi ku pjesa më e madhe riciklohet, pjesa që mbetet përdoret për rikuperim energjie dhe vetëm mbetjet e padjegshme dhe hiri shkon në landfill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat