Begaj takon përfaqësues të komunitetit arbanas të Zarës

Shqipëria

Begaj takon përfaqësues të komunitetit arbanas të Zarës

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:06
Foto nga

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me homologun kroat, Zoran Milanoviq, ka vizituar komunitetin arbanas të Zarës (Zadar-it).

Gjatë takimit, Begaj vlerësoi komunitetin arbanas për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.

Prania juaj këtu në Zadar edhe pas më shumë se tre shekujsh është një trashëgimi e përbashkët historike, e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë për forcimin e marrëdhënies dypalëshe miqësore midis dy popujve dhe dy vendeve”, tha Begaj, bën të ditur Presidenca shqiptare.

“Këtë trashëgimi të vyer të kombit tonë që të parët tuaj e sollën këtu në Zadar, kemi detyrimin e përbashkët ta ruajmë e ta promovojmë edhe më shumë”, vijoi Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi mikpritjen dhe politikat e mira të Kroacisë për minoritetet, duke nënvizuar se shqiptarët si nga komuniteti i arbanasve apo atyre të ardhur në dekadat e fundit, përfaqësohen denjësisht në fushat e artit, sportit e deri në nivele politike në parlamentin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat