Veliaj, takim në njësinë 10/ Kryebashkiaku tregon projektet e reja urbanistike

Shqipëria

Veliaj, takim në njësinë 10/ Kryebashkiaku tregon projektet e reja urbanistike

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:12
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e Njësisë 9, tha se falë investimeve të 8 viteve të fundit e gjithë zona është transformuar. Ai veçoi këtu ndërtimin e sheshit Skënderbej, ndërsa pati një mesazh dhe për rivalin e tij Belind Këlliçi.

“Sot, nga sheshi “Skënderbej” deri te Bulevardi i Ri, Zogu i Parë është transformuar në hapësirën numër 1 jo në Tiranë, jo në Republikë, por në Ballkan, për rritjen e vlerës së pronës falë punës, falë estetikës, falë pastërtisë, falë ndriçimit. këta thonë që ti bëjmë e një gropë. Këta që ta bëjnë grope e ta lënë gropën aty kjo s’diskutohet. Morën 26 jetë njerëzish. Këta dashnorët e nënkalimeve dhe gropave, e mbani mend tre vjet nxirrnin dy gishtat se sot nxjerrin gishtin e mezit”- tha Veliaj.

Erion Veliaj ironizoi edhe çiftin Berisha-Meta. Kryebashkiaku tha se ata kanë filluar të fshihen së bashku me kandidatin e tyre që nxjerr gishtat, pasi u vjen turp nga fytyra e tyre.

“E keni vënë re, tani thotë mos i shikoni fytyrën, por shikojini gishtat, se u vjen turp nga fytyra e tyre. Se në fakt fytyra e tyre është fytyra e Saliut dhe Ilir Metës, për këtë s’ka dyshim asnjë njeri, u vjen turp. A thua se po mësojnë gjuhën e shenjave në fushatë dhe po ua tregojnë njerëzve me shenja çfarë mendojnë ata për popullin. Ishte shenjë e shëmtuar me thënë të drejtën, po fakti që këta kanë turp nga fytyrat e tyre është tamam si ajo kënga “no face, no name, no number”, pra pa fytyrë, pa emër, pa numër. Domethënë jemi duke bërë fushatë me disa gishta se nuk i shohim fytyrën asnjë njeriu. Saliu i urryer, Iliri i urryer, kandidati pa diplomë. “Mos iu shikoni fytyrën!” Por çfarë të shohim? Ne nuk dimë me kë po debatojmë, me kë po kandidojmë!”- tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat