Rama: PS ndryshoi Gjirokastrën/ “Do të vijojmë investimet për zhvillimin e ekonomisë”

Shqipëria

Rama: PS ndryshoi Gjirokastrën/ “Do të vijojmë investimet për zhvillimin e ekonomisë”

Më: 29 prill 2023 Në ora: 17:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i kërkoi votën qytetarëve të Gjirokastrës, me argumentin se forca politike që ai drejton, ka njerëzit e duhur për t’i shërbyer komunitetit.

Në fjalën para qytetarëve, Rama tha sa se kundërshtarët politikë e shohin pushtetin si një mjet për të gjetur punë dhe jo për të shërbyer.

Nuk ka ne dhe ata kur do mendosh në 14 maj se për kë do japësh votën që të marrësh në punë në shërbimin tënd, në shërbim të familjes, në shërbim të komunitetit, në shërbim të qytetit tënd. Këtu bëhet fjalë për të marrë në punë dikë, këtu nuk bëhet fjalë për të ndarë sinorët politike, këtu nuk bëhet fjalë për të ndarë me tifozllëk sa të fortë jemi ne e sa të fortë janë ata dhe anasjelltas; këtu bëhet fjalë për të angazhuar njerëzit e duhur dhe për t’i gjetur punës njerëzit dhe jo njerëzve punë. Ky është dallimi më i madh në këtë fushatë!

Sipas Ramës, shembulli i një qeverisje të mirë është Libohova, e cila ka qenë një bastion i djathtë për disa vite.

Kur shkon të votosh do mendosh edhe nëse ai që ti po voton, do ta bëjë më të mirë apo do ta prishë çerdhen, kopështin, shkollën? Apo do ta lërë fare pa çerdhe e pa kopësht? Dhe Libohova na dha mundësinë që ne ta drejtojmë dhe ndryshimi është nata me ditën. Në Libohovë kur unë kam vajtur për herë të parë, i kam bërë pyetjen vetes, si ka mundësi që këtu jetojnë njerëz që vazhdojnë akoma të dalin nga shtëpia në mëngjes e të kthehen në shtëpi në darkë kur këtu s’kanë absolutisht as edhe një shërbim, nuk kanë asnjë shenjë që këtu ka ndryshuar diçka, ka ndryshuar sistemi, ka ardhur një tjetër sistem, kur këtu gjithçka është rrënim? Me ato godina që dukeshin sikur mbanin njëra-tjetrën që të mos binin të gjitha në tokë bashkë. Pa asgjë. Zero

Më pas, Rama vijoi takimet informuese për reformën e pagave, e cila do të finalizohet vitin që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat