27 ditë nga zhdukja e tyre/ E ëma rrëfen amanetin e fundit të “Koçoles”: Vura duart në kokë, o bir kush të vrau

Shqipëria

27 ditë nga zhdukja e tyre/ E ëma rrëfen amanetin e fundit të “Koçoles”: Vura duart në kokë, o bir kush të vrau

Më: 2 maj 2023 Në ora: 10:09
E ëma e “Koçoles”

Ende nuk ka asnjë gjurmë për dy personat e zhdukur në Sarandë, Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi të dy nga 46-vjeç.

Të dy u denoncuan të zhdukur nga familjet disa ditë më parë. Por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Familjarët, por edhe persona që dyshohet se mund të ketë pasur konflikt janë marrë në pyetje.

Pistë konkrete nuk ka, por fokusi është përqendruar te e shkuara e tyre me precedentë penalë dhe një pronë. Grupi hetimor ka dyshime se “Koçole” mund të jetë rrëmbyer me një makinë tip “Benz” e cila është fiksuar nga kamerat e sigurisë me lëvizje të dyshimta.

Makina e Leonard Thodhori u gjet e braktisur çka shton dyshimet se mund t’i jetë bërë pritë dhe mund të jetë marrë me forcë. Nëna ka treguar amanetin e djalit.

“Djali më tha “o nëna do të dëgjosh diçka”. Po i thash, të dëgjon nëna. “Po mungova një ditë, po mungova dy ditë, qaje Nardin, po ik në polici dhe denonco”. Unë vajta menjëherë o biri i nënës. Nardi u zhduk. O bir i nënës kush të vrau, vura duart në kokë” tha ajo te “Uniko”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat