Ishte i vetëm në banesë, persona të paidentifikuar e qëlluan me silenciator - detajet nga vrasja në Shkodër

Shqipëria

Ishte i vetëm në banesë, persona të paidentifikuar e qëlluan me silenciator - detajet nga vrasja në Shkodër

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit në Shkodër, i cili u gjet i pajetë në një banesë. Ngjarja ndodhi në lagjen Skëndërbeg.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se Petrit Vuksani ka qenë i vetëm në banesë kur persona të paidentifikuar ende kanë hyrë brenda dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli (1 muaj më parë).

Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë përdorur një silenciator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat