“I japin një kuptim tjetër çdo projekti”, Boçi mesazh të rinjve të Elbasanit: Ka vetëm një rrugë për t’u ringjitur në lartësinë e ëndrrave të tyre

Shqipëria

“I japin një kuptim tjetër çdo projekti”, Boçi mesazh të rinjve të Elbasanit: Ka vetëm një rrugë për t’u ringjitur në lartësinë e ëndrrave të tyre

Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:27
Luçiano Boçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Elbasanit Luçiano Boçi iu është drejtuar me një mesazh të rinjve, duke iu prezantuar dhe disa nga pikat e programit të tij.

Boçi shkruan se ata i japin një kuptim tjetër çdo projekti, synimi, çdo plani të tij që rreh të gjejë të ardhmen nëpër trupin e rrudhur të fuqisë së qytetit të Elbasanit.

Ai thekson se të rinjtë janë ndryshimi.

“Dua t’ju them të rinjve të Elbasanit se ka vetëm një rrugë për t’u ringjitur në lartësinë e ëndrrave të tyre: Falë projekteve të zhvillimit dhe përmes ripohimit të pronësisë së tyre mbi politikën dhe pronën publike.

Ata janë të parët që duhet të përfshihen në idenë time për Technopolis-in në Elbasan. Qendrat e Teknologjisë për të rinjtë në çdo lagje do të marrin këtë mision.

Ata janë të parët që duhet të regjistrohen në shkollat profesionale për të mësuar si të bëjnë përpunim imazhi filmik, fotografi, në shkollën e kineastëve dhe në drejtimet e tjera profesionale që do të aktivizojmë në Elbasan, ndërsa ngremë këtu studiot e qytetit të filmit. Ata janë më të preferuarit për të nxjerrë nga harresa zejet tona të mrekullueshme, ndërsa Muzeu i Gjallë i Zejeve do të nisë të ngrihet – brenda parkut tematik tregtar të Elbasanit”, deklaron në mesazhin e tij Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat