EMRI/ Blinte në subjekte tregtare me dollarë të falsifikuar, pranga 37-vjeçarit me precedentë penalë në Tiranë

Shqipëria

EMRI/ Blinte në subjekte tregtare me dollarë të falsifikuar, pranga 37-vjeçarit me precedentë penalë në Tiranë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 09:46
Policia

Një 37-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se blinte në subjekte të ndryshme tregtare me dollarë fals. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Dollars’, pas hekurave ra shtetasi Fatlind Ahmetaj, i cili akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”.

Ky shtetas dyshohet se ka hedhur vazhdimisht në qarkullim, nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë, kartëmonedha të prerjes 100 dollarë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat