Vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër/ Detaje nga arrestimi i autorit, kërcënoi pronaren e banesës ku u fsheh

Shqipëria

Vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër/ Detaje nga arrestimi i autorit, kërcënoi pronaren e banesës ku u fsheh

Më: 3 maj 2023 Në ora: 12:11
Vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër/ Detaje nga arrestimi i autorit, kërcënoi pronaren e banesës ku u fsheh

Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me arrestimin e vrasësit të 51-vjeçarit, Petrit Vuksanit, në Shkodër.

Bëhet me dije se autori i dyshuar, Lekë Vuksani, qëndronte i fshehur në një banesë në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër. Raportohet se ai kishte kërcënuar pronaren e banesës për t’i hapur derën dhe mos kallëzuar vendndodhjen e tij në polici.

“34-vjeçari u lokalizua në banesën e një shtetaseje, në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, banesë në të cilën kishte mundur të strehohej pasi gjatë natës kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese për t’i hapur derën dhe për të mos kallëzuar”, njofton policia.

Pas 21 orësh kërkime, policia e Shkodrës në bashkëpunim me RENEA kanë bërë të mundur lokalizmin dhe arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimi u gjet dhe arma e krimit me të cilin u vra 51-vjeçari. Ky i fundit ishte kushëri me viktimën dhe i kishte dhënë një banesë me qira, pagesa e së cilës dyshohet se është dhe motiv i ngjarjes së rëndë.

Viktima kishte 1 muaj që ishte kthyer nga Anglia dhe ndodhej i vetëm në momentin e ekzekutimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat