Mediu në Klos: Qeveria po iu bën presion votuesve, mendojnë se shqiptarët janë në shitje

Shqipëria

Mediu në Klos: Qeveria po iu bën presion votuesve, mendojnë se shqiptarët janë në shitje

Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:06
Mediu në Klos: Qeveria po iu bën presion votuesve, mendojnë se shqiptarët janë në shitje

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar votëbesimin e qytetarëve të Klosit më 14 maj.

Në një takim elektoral me banorët e zonës, Mediu akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj qytetarëve për të orientuar votën në favor të saj.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i vështirë për faktin sepse ky pushtet përpiqet me cdo mënyrë të ushtrojë presion për të larguar njerëz nga puna, ushtron presion me varfërinë, me ndihmën ekonomike, me shkatërrimin e bizneseve, me shkatërrimin e pronës, dhe ajo që është më e papranueshmja, ata mendojnë se shqiptarët janë në shitje”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Mediu vuri theksin dhe tek problem sociale të vendit, ku sipas tij varfëria ka bërë që shqiptarët të braktisin vendin.

“Një nga plagët më të mëdhaja sot, të dashur miq, është kudo ku shkon, jo vetëm varfëria, jo vetëm pamundësia, por shpopullimi i Shqipërisë.

Si asnjëherë tjetër në historinë kombëtare, mbi 1/3 e shqiptarëve janë larguar, mbi 83% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria.

Ky është një nga momentet më tragjike të shbërjes së Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Prandaj zgjedhjet e 14 Majit, nuk janë thjesht zgjedhje lokale, por janë zgjedhje për të treguar që shqiptarët e duan familjen e vet, e duan kombin e vet dhe janë të zotët të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”, theksoi ai.

Para qytetarëve të Klosit, Mediu prezantoi kandidatin e tij, Bedri Hoxha, për të cilin tha se është alternativa e duhur për këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat