BSH: Nuk ndërhyjmë për euron/ Sejko: Ekonomia shqiptare po përfiton nga rënia e monedhës europiane

Shqipëria

BSH: Nuk ndërhyjmë për euron/ Sejko: Ekonomia shqiptare po përfiton nga rënia e monedhës europiane

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:59
Gent Sejko

Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në tregun e kursit të këmbimit për të forcuar euron përballë lekut, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga eksportuesit shqiptarë për dëmin financiar që po pësojnë.

Sipas Bankës Qendrore, ekonomia shqiptare më shumë po fiton sesa po humbet nga nënçmimi i euros, për aq kohë sa importet janë më të larta se eksportet.

“Kursi përcaktohet nga kërkesë-oferta, nuk e përcakton BSH, por tregu. Sjellja e tregut ka reflektuar kursin e këmbimit në mënyrë normale, nuk kemi sjellje spekulative ose faktorë psikologjikë që do të ndikonin kursin e këmbimit. BSH e ka të përcaktuar qartë me ligj dhe rregullore kur ndërhyhet në kurs. Kemi ndërhyrë në vitin 2018 sepse këto kritere që përmenda në atë vit plotësoheshin. Kursi në atë periudhë godiste inflacionin, ishim në një situatë deflacioniste. Ndërhyrja ishte për të ndikuar në stabilitetin e çmimeve. Nuk mund të krijojmë precedent ndërhyrjeje, pavarësisht nga forcimi actual i kursit këmbimit, kjo tregon tregun real. Nuk kemi asnjë arsye për të ndërhyrë.”

Në përgjigje të kërkesës së shoqatave eksportuese për të normalizuar kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë është gati të ofrojë trajnime për ta për të përballuar situatën.

“Do të kemi një kontat të shpejtë me eksportuesit, jemi të gatshëm të bëjmë trajime me ta për të menaxhuar rrezikun e kursit të këmbimit, ka instrumente financiarë për të përballuar këto situata. Do të bashkë[punojmë ngushtë edhe me MF për të parë në total se çfarë masash mund të marrim për të ndihmuar eksportuesit.”

Komentet Gent Sejko i bëri pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, ku u vendos që të mos ndryshohet norma bazë e interesit për lekun, për shkak se kriza e çmimeve është zbutur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat