Vrasje për hakmarrje apo eliminim nga grupe interesi? Zbardhen detaje nga dosja e ekzekutimit të biznesmenit

Shqipëria

Vrasje për hakmarrje apo eliminim nga grupe interesi? Zbardhen detaje nga dosja e ekzekutimit të biznesmenit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:14
Ardian Nikulaj

Vrasja e Ardian Nikulajt tronditi jo vetëm shoqërinë, por edhe autoritetet në lidhje me specifikat që kishte, sa i përket mënyrës së organizimit dhe përfshirjes në të shtetasve të huaj.

Një prej tyre ishte edhe Harry Simson, shtetas britanik i cili dyshohet se është caktuar si vëzhgues nga Edmond Haxhia.

Por përpara se të kryente rolin e vëzhguesit, interesant është fakti se natën kur Harry Simson mbërriti në Shëngjin, para se të akomodohej në hotelin ku do të qëndronte, ai konstatohet nga kamerat e sigurisë, teksa zbret nga makina tip Volkswagen me të cilën kishte udhëtuar nga Rinasi dhe ecën në këmbë, përballë lokalit të Ardian Nikulaj dhe më pas hotelit të vëllait të tij.

“Ai kalon në afërsi të lokalit ‘Coral’ në pronësi të viktimës Ardian Nikulaj dhe shkon deri në afërsi të lokalit ‘L…’, në pronësi të vëllait të viktimës. Ai kthehet përsëri vetëm në këmbë dhe rreth orës 03:09, fiksohet nga kamerat e sigurisë së kompleksit ‘R…’, ku rezervon një dhomë tek recepsioni i hotelit”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas verifikimit që bëri policia shqiptare, autoritetet britanike informuan se Harry Simson kishte 27 rekorde penale në vendin e tij, duke filluar nga posedim droge, dhunë deri në vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat