Berisha: Amerika të më kërkojë falje ose unë s’e heq padinë

Shqipëria

Berisha: Amerika të më kërkojë falje ose unë s’e heq padinë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 22:38
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk do ta heqë padinë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kërkojnë të falur.

“Unë do të vazhdoj të padis deri në ditën e fundit të jetës time. Nuk i ndahem fare, ose të më kërkojë të falur. Ka një rregull në çështjen e nderit. Po të cenoi në nder, ose të kërkon të falur, ose gjykata,” u shpreh Berisha.

“Unë në gjykatë nuk tërhiqem. Ka pasur përpjekje për të më bindur mua, që tërhiq padinë dhe ta heqim [non gratën]. Jo mo jo nuk e heq unë. Nëse ti godet një mik për një mafie të poshtër si tipi i McGonigal, Edi Ramës e Soros me shokë, pastaj edhe unë të gjykoj”, tha Berisha.

Ish-kryeministri sqaroi çështjen e lobistit amerikan të kontraktuar prej tij për të sqaruar shpalljen non grata nga SHBA.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për lobim por për hetim, të cilin miku i tij, një ish-eksponent republikan e ka marrë përsipër ta bëjë pa asnjë pagesë.

“Kryetari dhe themeluesi i grupit që drejton punën për Berishën beson se klienti i tij është ndaluar në mënyrë të pandershme për të hyrë në SHBA dhe dëshiron që Kongresi të hetojë këtë çështje. Kjo është e vërteta e hetimit, jo lobimit. Unë i kam bërë letër çdo kongresmeni, të cilëve nuk u kam kërkuar asgjë por u kam thënë se ky vendim është shkelje flagrante e ligjit të kongresit”.

“Është republikan dhe fund ka qenë shef strategjist i Mckain, ia kam shpjeguar dhe ka qenë i bindur për pafajësinë time. Më tha do ta marr përsipër pa asnjë pagesë, se nuk mund ta tolerojë që një mik i tij të ndalohet pa të drejtë”, sqaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat