Andi Bushati i kthehet keq Sali Berishës: Ja çfarë ndodhi në zgjedhjet e 2001

Shqipëria

Andi Bushati i kthehet keq Sali Berishës: Ja çfarë ndodhi në zgjedhjet e 2001

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:34
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania u shpreh se me referencën e vitit 2001 vazhdon të jetë e njëjta situatë.

Ai solli në vëmendje se nuk duhet harruar fakti që Ilir Meta ishte kryeministër në atë kohë.

"Me referencën e vitit 2001, në fillim u njohën votat e PS-së megjithëse u bë masakër nga kutia e votimit deri tek votat, që ishte kryeministër Ilir Meta, nuk duhet ta harrojmë këtë.

Por në këtë krahasim çalon diçka, çalon fakti që Partia Socialiste atëherë ishte ende një parti që ende ishte sensibël ndaj vërejtjeve të ndërkombëtarëve. Ndërsa sot kur i bënë presion për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, tha un e gris dhe nuk pyes fare,” u shpreh analisti në ballafaqimin me Sali Berishën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat