“Nuk ia kam ngritur njerëzve”, Grida Duma sfidon live në studio Belind Këlliçin: Nxirre tani ta shohim

Shqipëria

“Nuk ia kam ngritur njerëzve”, Grida Duma sfidon live në studio Belind Këlliçin: Nxirre tani ta shohim

Më: 4 maj 2023 Në ora: 09:16
Grida Duma dhe Belind Këlliçi

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, shprehet se posterin ku shfaqej me gishtin e mesit e ka bërë me ndërgjegje të plotë.

Në një intervistë për “Top Story”, Këlliçi tregon se ishte një vendim i marrë në qetësi.

“Kam qenë shumë i qetë, i kalkuluar. Kam thënë që korrupsionin në Tiranë do ta luftoj pa asnjë etikë, pa tolerim”.

I pyetur nga Grida Duma, kandidati thotë se për atë poster, që u kritikua gjerësisht nga opinioni publik ka marrë sugjerime, që i ka pranuar pa hezitim.

“Mua më kanë ardhur sugjerime, ka qenë vendim imi. E pranova në sekondin e parë që më është dhënë si propozim”.

Duma e sfidoi Këlliçin të bëjë të njëjtin gjest në studio, por ai refuzoi për arsye etike, ndonëse vetë posteri u vendos në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke tërhequr vëmendjen e fëmijëve dhe të rriturve. Mes tij, drejtueses së programit dhe analistëve në studio nisi një debat:

Curri: Ti e bën në rrugë dhe nuk e bën këtu?

Këlliçi: Dua të ruaj etikë në televizion

Duma: Bëje këtu, bëje tani live

Curri: Gishti i mesit është simbol i organit gjenital. Fëmijët pyesin pse Belo ka ngritur gishtat e mesit

Këlliçi: Nuk ia kam ngritur njerëzve, ia kam ngritur korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat