E trishtë! Vdes duke mbajtur radhën në bankë një 35-vjeçar

Shqipëria

E trishtë! Vdes duke mbajtur radhën në bankë një 35-vjeçar

Më: 4 maj 2023 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Pogradec- ngjarje e rëndë në Pogradec. Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër në ambientet e një banke të nivelit të 2-të në këtë qytet.

Jonel Dushku, ishte duke kryer veprime bankare dhe ka pësuar infarkt brenda bankës.

Dushku, nga fshati Leminot i Pogradecit, ndërroi jetë në vendngjarje pa mundur të shkojë me shenja jete në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 35-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat