“Tiranë-Durrës për 12 minuta”, Rama: Hekurudha do jetë gati në vitin 2024

Shqipëria

“Tiranë-Durrës për 12 minuta”, Rama: Hekurudha do jetë gati në vitin 2024

Më: 4 maj 2023 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

 Përfundimi i zbatimit të projektit të hekurudhës Tiranë-Durrës pritet të përmbyllet brenda vitit 2024. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë edhe disa foto nga punimeet për këtë vepër infrastrukturore, që sipas tij do tu ofrojë qytetarëve një alternativë plus në transportin e tyre.

Shefi i qeverisë thotë se kjo vepër e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Tirana në Durrës nga 22 në 12 minuta.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë duhet të zgjedhin alternativën, e cila i çon “vetëm përpara”.

Postimi i kryeministrit:

“Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis. Falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta #VetëmPërpara”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat