“Bejko po bën fushatën më të varfër në Tiranë”/ Gazetari zbardh prapaskenat: Ja pse s’ka fonde

Shqipëria

“Bejko po bën fushatën më të varfër në Tiranë”/ Gazetari zbardh prapaskenat: Ja pse s’ka fonde

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:05
Gazetari Reldar Dedaj

Gazetari Reldar Dedaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Roland Bejko ka fushatën më të varfër në Tiranë.

Pavarësisht se nuk ka marrë fonde nga KQZ-ja, ai tha se Bejko ka përcjellë të gjitha mesazhet e nevojshme.

“Mendoj që fushata e zotit Bejko, e PD-së zyrtare është realisht një fushatë e varfër. Kjo vihet re kudo. Po mbahet vetëm nga disa donatorë që kanë një lloj vokacioni për të djathtën euro-atlantike, ku po e sponsorizojnë, mendoj unë, kjo shihet. Pjesa tjetër po bëhet thjesht falas. Është fushatë e vështirë, po shihet në të gjitha këndvështrimet e varfër.

Megjithatë mesazhi i zotit Bejko ka funksionuar aq ka funksionuar. Është i vetmi kandidat për Tiranën që ishte i pari që propozoi një program për kryeqytetin të botuar, i ndarë në 15 pika,” – u shpreh Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat