KPA kthen në detyrë prokurorin Bledar Maksuti

Shqipëria

KPA kthen në detyrë prokurorin Bledar Maksuti

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:41
KPA kthen në detyrë prokurorin Bledar Maksuti

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosi të mërkurën ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti.

Maksuti ishte shkarkuar nga detyrë nga KPK me pretendimin se nuk arrinte të provonte të ardhurat dhe asetet e krijuara nga babai i tij i ndjerë.

Komisoni konstatoi pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë e krijuar nga babai i Maksutit –ish prokuror, noter dhe avokat. Gjatë seancës, prokurori Bledar Maksuti tha se kishte jetuar gjithmonë me prindërit, ndërsa këmbënguli se deklarimet e tij të pasurisë ishin të vërteta dhe të sinqerta.

Procesi i vetingut për Maksutin u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat