Kryemadhi: Para dy vitesh thuhej a do fitojmë apo jo, sot themi a do ta rrëzojmë?

Shqipëria

Kryemadhi: Para dy vitesh thuhej a do fitojmë apo jo, sot themi a do ta rrëzojmë?

Më: 4 maj 2023 Në ora: 21:24
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV thotë se është e angazhuar me fushatën në Fier dhe në Tiranë, por këtë herë jo me përgjegjësitë e të qenit kryetare, ashtu si dy vite më parë.

Sipas Kryemadhit, ajo që shikon ndryshe në këtë fushatë është se qytetarët janë më agresive ndaj kësaj qeverie.

Nëse dy vite më parë – tha Kryemadhi – behej pyetja a do fitojmë apo jo, sot thuhet a do ta rrëzojmë?

Pjesë nga intervista

Kryemadhi: E shikoj në një hapësirë tjetër jo aq agresive sa e kam pare kur isha kryetare. Në këtë rast jam më e fokusuar në Tiranë dhe qarkun e Fierit.

Pyetje: Çfarë veçorish shihni te kjo fushatë?

Kryemadhi: Duke pasur parasysh mënyrën si ndërtohet, sjellja e zgjedhësve, rrjetet sociale, televizioni, mungesa e të pasurit opozitë në pushtet vendor. Pra shikoj një reagim pozitiv ndaj opozitës. Mund të jenë pak skeptik për momentin, por ajo që shikoj është se agresiviteti që kanë për qeverinë është me i madh.

Nëse dy vjet më parë thonim a do fitojmë apo jo, tani themi a do ta rrëzojmë apo jo.

Pyetje: Fushatë politike, administrativë apo e kombinuar?

Kryemadhi: Nga ana e opozitës, shikoj një fushatë të detajuar për problemet e qytetarëve.  Ajo që shikoj nga pala tjetër është që shikoj një mungesë argumenti, shikoj vetëm fyerje dhe bullizim, bazuar në një hapësirë tjetër. Nga ana e mazhorancës shikoj një gjë pa argument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat