Avokati ‘zbërthen’ deklaratën e Escobar: Ja mesazhi për Berishën

Shqipëria

Avokati ‘zbërthen’ deklaratën e Escobar: Ja mesazhi për Berishën

Më: 5 maj 2023 Në ora: 00:41
Gabriel Escobar

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e fundit të të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar, i cili ka theksuar se shqiptarët nuk duhet të shikojnë më nga e kaluara, por do  vetëmnga e ardhmja.

Ngjela në një intervistë për gazetaren Bruna Çifligu ka “zbërthyer” fjalën e Escobar duke pohuar se kjo deklaratë e tregon hapur që SHBA nuk do të bashkëpunojë kurrë me drejtuesin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Shqipëria ndodhet në momentet e korrupsionit dhe të gjitëh politikanët janë të trembur.

"Ajo e kaluara që thote Escobar do të thotë never se është non-grata. Se çdo të bëjnë shqiptarët do ta shikojmë. Këta e marrin këtë si ndërhyrje në punët e brendshme. Broçkulla. Po je në NATO, sovraniteti është i kufizuar, për të shkuar nga të duash. Ky është veprimi i sllavit. Jemi në momentin e korrupsionit. Këta janë të trembur se çfarë do të ndodhë më këta", u shpreh Ngjela.

I pyetur nëse Berisha është i frikësuar nga shpallja non-grata e BE-së, Ngjela tha se nuk arrin dot ta kuptojë.

"Nga sjellja nuk kuptohet gjë, nuk e ka dhe aq të qetë. Duhet parë sjellja. Duhet kontrolluar sjellja. Janë ndërmarrje të dështuara", tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat